Një shtetas 27 vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.
Policia bën me dije se rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.
Advertisement
Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Advertisement