Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra oficerin e policisë së Kukësit.

Oficeri me iniciale K.K 27-vjeç akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se i riu duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia.

Ndaj tij është vendosur masa e pezullimit nga detyra nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila u ekzekutua sot nga AMP.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kuadër të hetimeve lidhur me këtë procedim penal është krijuar dyshimi i arsyeshëm që punonjësi i policisë K. K., duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia”, thuhet në njoftim.