Policia e Korçës ka sekuestruar 260 litra naftë kontrabandë, e cila ka qenë e ndarë në 13 bidona plastikë.
Kjo sasi e naftës u gjet në banesën e shtetasit me iniciale V.D në në fshatin Goricë e Vogël, i cili u arrestua nga uniformat blu.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.
Korçë/Goditet një rast i kontrabandës me mallra.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.