Një 26-vjeçar, teksa udhëtonte me një motomjet në Tiranë, u përplas me një mjet policie.
Aksidenti ndodhi në rrugën “5 Maji”, pasi i riu, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit.
Advertisement
Nga përplasja mbetën tre persona të plagosur: Efektivi i policisë që drejtonte makinën e policisë, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.