Në 25-vjetorin e pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e konsideroi çerekshekullin si një evoluim nga anarkia e vitit 1997.

 

Ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj OSBE dhe rolit të saj në transformimin e Shqipërisë, ajo shtoi se sot jemi një vend që ka mbajtur një kryesi të suksesshme të OSBE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“25 vjet nga OSCE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së. Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat. Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria.”, shkruan Xhaçka.