Në orën 6 e 45 minuta në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, shumica e banorëve të fshatit Reçak u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe, e cila nisi një bombardim të paprecedentë të banesave të tyre. Këto bombardime do të shënonin atë që sot quhet masakra e Reçakut, dëshmi e ‘gjallë’ e mizoritetit serb ndaj popullit të Kosovës.

Ushtarët serbë masakruan me gjakftohtësi 45 shqiptarë, duke mos kursyer pleq, fëmijë e gra, vrasjen e një pjesë të të cilëve e dëshmuan sytë e nënave, fëmijëve e familjarëve të tyre.

Ndonëse historia është shkruar e bardhë mbi të zezë, për të mos u rishkruar, shteti serb vijon të mohojë me të njëjtën gjakftohtësi këtë masakër, që i rëndon si ‘njollë turpi’ në mesin e shumë masakrave e torturave të tjera ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës.

Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga masakra që është njohur e dënuar në mbarë botën, nga palë të treat e nga fakte të pakontestueshme, video e foto që ‘zgjuan’ botën dhe solidaritetin e saj ndaj dhimbjes e lëngimit të shqiptarëve të Kosovës, Serbia ende qëndron ‘kokëfortë’ në padrejtësinë e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse pas çerekshekulli, në një kohë që Serbia pretendon përafrimin me botën demokratike, BE dhe SHBA, mendësia e Sllobodan Millosheviçit është ende prezente.

Serbia nuk ka njohur e as kërkuar falje për 45 jetët e marra në mënyrë mizore, ndërsa Kosova e kërkon me ngulm ballafaqimin e shtetit serb me të vërtetën.

Të pranishëm në homazhet e zhvilluara në 25-vjetorin e masakrës në Reçak ishin krerët më të lartë të Kosovës, të cilët bën thirrje për hetim të krimeve të luftës.

Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviçit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviçit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ngjarje, u cilësua si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ai vizitoi nga afër Reçakun, u njoh me realitetin dhe i foli botës për të.

Kjo masakër hoqi ‘perden’ e propagandës serbe për popullin e Kosovës dhe nxori zbuluar të vërtetën, duke bërë që superfuqitë botërore të ndihmonin në dhënien fund të vuajtjeve të të pafajshmëve./vizionplus.tv/