Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Reçakut. Ai shkruan se viktimat e pafajshme meritojnë lutje nga të gjithë, teksa e konsideron 15 janarit si masakërt që bëri botën të reflektojë mbi jetët e pafajshme të popullit të Kosovës dhe genocidit serb.

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pamjet e tmerrshme të viktimave nga masakra e Reçakut bën ‘xhiron e botës’, duke bërë që dhjetëra vend të solidarizohen me vuajtjet e popullit të Kosovës dhe të dënojnë agresionin çnjerëzor serb ndaj të pafajshmëve./vizionplus.tv/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";