230 fidanë kanabis/ Operacioni policor në Lezhë vë në pranga dy persona (Emrat)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
230 fidanë kanabis/ Operacioni policor në Lezhë vë në pranga dy persona (Emrat)

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë dy persona për kultivim dhe shitje të bimëve narkotike.

 

Nga opreacioni ‘Blinisht’ në pranga kanë rënë, Mario Lemezhi dhe Agron Sallaku.

 

Advertisement

Agron Sallakut 34 vjeç i janë gjetur 230 fidanë të dyshuar si bimë kanabisi, ndërsa Lemezhit, 24 vjeç banues në fshatin Blinisht policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar si lëndë narkotike.

 

Lezhë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Advertisement

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Blinisht”.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen 230 fidanë të dyshuar narkotikë të kutivuar në kubikë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u godit edhe një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihet në pranga poseduesi i saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht”.

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy