Teksa fundi i qershorit po afron, ende mijëra individë që kanë për detyrë të plotësojnë formularin e te ardhurave nuk e kanë kryer këtë proces.
Drejtoria e Tatimeve apelon se 30 qershori është afati i fundit, ndërsa 23 mijë qytetarë që kanë qenë në 2020 të dypunësuar kanë vetëm 9 ditë kohë për të plotësuar formularin e të ardhurave.
Numri total i deklaratave të dorëzuara deri më tani ka arritur në 40.700. Bëhet fjalë për ata të dypunësuar si dhe ata me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. Por janë ende 23 mijë individë që kanë për detyrë plotësimin e deklaratës që ende nuk e kanë bërë- shprehet Rozan Celmeta nga drejtoria e Tatimeve.
Në total rezultojnë të dypunësuar rreth 50 mijë individ që janë subjekt i plotësimit të deklaratës që njihet si diva. Ndërsa 9 mijë persona të tjerë kanë të ardhura mbi 2 milion lekë që e kanë plotësuar tashmë.
Sipas ligjit në datën 1 korrik sistemi gjeneron 5 mijë lekë penalitet për çdo individ që nuk e plotëson këtë formular.