222 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit/ 11 pacientë në gjendje të rëndë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
222 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit/ 11 pacientë në gjendje të rëndë në spital

Gjatë 24 orëve të fundit 222 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid.

 

Fatkeqësisht 2 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të rrezikshëm.

 

Advertisement

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 222 qytetarë, në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.

 

Advertisement

Statistika (09 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 222
Të shëruar në 24 orë 493
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,928

Testime totale 1,413,555
Raste pozitive 202,863
Raste të shëruara 194,026
Raste Aktive 5,709
Humbje jete 3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Advertisement

Tiranë 2,692
Fier 628
Gjirokastër 537
Shkodër 441
Durrës 363
Berat 250
Elbasan 242
Vlorë 205
Lezhë 159
Korçë 105
Kukës 49
Dibër 38

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy