Policia e durrësit goditi këtë të enjte një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndërsa u arrestua një 21-vjeçar.
Fabio Karaboja u ndalua nga uniformat blu teksa ishte duke lëvizur me një makinë tip “Benz”.
Advertisement
Gjatë kontrollit, të riut i’u gjetën në çantën e dorës 37 doza heroinë, 26 doza kokainë si dhe 143 mije lekë, sasi parash kjo e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Droga dhe paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me makinën.
Advertisement
21-vjeçari akuzohet për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa hetuesit po verifikojnë lidhjet e të riut për të zbuluar personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.