Partia Socialiste do të depozitojë sot një kallëzim penal në SPAK për atë që e cilësojnë një provë te re për ngjarjen e 21 janarit.

 

Ky fakt u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damain Gjiknuri. Ai i bëri thirrje SPAK që të marrë në shqyrtim provën e re të audiopërgjimit dhe të vërë para përgjegjësisë autorët që dhanë urdhrin për vrasjen e 4 qytetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I bëjmë thirrje prokurorisë që t’i marrë në shqyrtim provat e reja. S’ka gjë më të rëndë se vrasja e qytetarëve. Çdo akuzë duhet zbardhur, aq më tepër kur qytetarët vriten nga shteti. Sot do të depozitojmë këtë kallëzim penal. Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kryeministër, ata duhet të zgjidhin këtë faj. Ata janë bashkëpunëtor në një krim që s’duan të zbulohet. Ky fakt i ri i ka të gjitha mundësitë për të vënë këtë çështjes në dispozicion të prokurorisë.”, tha Gjiknuri.