Partia Socialiste do të depozitojë sot një kallëzim penal në SPAK për atë që e cilësojnë një provë te re për ngjarjen e 21 janarit.
Ky fakt u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damain Gjiknuri. Ai i bëri thirrje SPAK që të marrë në shqyrtim provën e re të audiopërgjimit dhe të vërë para përgjegjësisë autorët që dhanë urdhrin për vrasjen e 4 qytetarëve.
“I bëjmë thirrje prokurorisë që t’i marrë në shqyrtim provat e reja. S’ka gjë më të rëndë se vrasja e qytetarëve. Çdo akuzë duhet zbardhur, aq më tepër kur qytetarët vriten nga shteti. Sot do të depozitojmë këtë kallëzim penal. Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kryeministër, ata duhet të zgjidhin këtë faj. Ata janë bashkëpunëtor në një krim që s’duan të zbulohet. Ky fakt i ri i ka të gjitha mundësitë për të vënë këtë çështjes në dispozicion të prokurorisë.”, tha Gjiknuri.