“21 janari”, Basha: Do shkoj në SPAK, Rama e Berisha po bëjnë pazar për të mbyllur listat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“21 janari”, Basha: Do shkoj në SPAK, Rama e Berisha po bëjnë pazar për të mbyllur listat

Lulzim Basha ka deklaruar se është i gatshëm të shkojë në SPAK për të dhënë sqarime për ngjarjen tragjike te 21 janarit të vitit 2011. Ndërsa SPAK-u ka nisur hetimet për vrasjen e 4 protestuesve 13 vite më parë, Basha në një konferencë për shtyp theksoi se mbështet Prokurorinë e Posaçme.

Basha iu kundërpërgjigj edhe akuzave të ish aleatit të tij Ilir Meta për përgjegjësinë si ministër i Brendshëm.

Ndërkaq në lidhje me reformën zgjedhore Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD Sali Berisha  se po bëjnë pazar për te mbyllur listat e kandidatëve për deputet.

“Duke qenë se të dy kanë problem me drejtësinë, me mbylljen e listave duan që mos të kenë grupe parlamentare, por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten.”

Advertisement

Lulzim Basha lajmëroi vazhdimin e betejës me Sali Berishën për logon e Partisë Demokratike, duke sqaruar se ka çuar në gjykatën e lartë rekursin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy