21 janari/ Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës: Pse SPAK nuk mund ta marrë në dorë dosjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
21 janari/ Altin Dumani letër familjarëve të Aleks Nikës: Pse SPAK nuk mund ta marrë në dorë dosjen

Familjarët e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit 2011, i kanë kërkuar SPAK të marrë në dorë dosjen hetimore të vrasjes në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Lidhur me këtë kërkesë, kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur me një letër Mark Nikës, xhaxhait të viktimës.

 

Advertisement

Dumani deklaron se këtë dosje nuk mund ta marrë në shqyrtim SPAK, ndërsa argumenton pse hetimet i kryen Prokuroria e Tiranës.

 

Sipas tij, kjo çështje i kalon SPAK vetëm nëse do të ketë elementë të tjerë që përfshijnë ish-kryeministrin, ish-ministra dhe ish-zyrtarë.

 

Advertisement

Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përfundim të letrës së Altin Dumanit”, thuhet ndër të tjera në letër.

 

 

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy