Një 20 vjeçar amerikan është rrëzuar nga lartësia në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës” në Tepelenë.
Për nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte rrëzuar u angazhuan shërbimet zjarrëfikëse, ato të spitalit dhe banorë të zonës.
Shtetasi amerikan, është nisur për në spital pasi kishte marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Tepelenë/Informacion paraprak
AdvertisementNë fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.
AdvertisementShtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.