20 fshatra në Juglindje pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
20 fshatra në Juglindje pa energji elektrike

20 fshatra të Njësive Administrative Gorë dhe Moglicë vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Një gjë e tillë bëhet e ditur per Viziom Plus nga Kryetari I Bashkisë Maliq Gezim Topciu kur tha se kjo situatë është krijuar pas një defekti të ndodhur në njërin prej nënstacioneve  që furnizon me energji elektrike këto fshatra.

 

Gjithnjë sipas Topciut grupet e punës së OSHEE janë në terren duke punuar për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike. Gjatë këtyre ditëve shoqëruar me rreshje bore në juglindje të vendit ka pasur defekte të shumta kryesisht në linjat e tensionit të ulët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy