20% e testeve të shpejta, pozitive/ Fluks i madh qytetarësh në qëndra shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
20% e testeve të shpejta, pozitive/ Fluks i madh qytetarësh në qëndra shëndetësore

20% e testeve të shpejta që kryhen në qendrën shëndetësore 10 në kryeqytet rezultojnë pozitive.

Dinamika e referimeve është në rritje shprehet epidemiologu Rexhep Muja, ndërsa pohon se zinxhiri i infeksionit po përhapet.

 

REXHEP MUJA

Advertisement

EPIDEMIOLOG

 

Variojnë nga 60 deri në 120 teste në ditë. Dje ka qenë një fluks shumë i madh. Ka raste që pozitiviteti i tyre shkon nga 15 deri në 20%. Në vijë të përgjithshme kemi njëfarë rritje të lehtë, por të konsiderueshme. Mesa duket qytetaret nuk po i zbatojnë rregullat, masat mbrojtëse apo distancën.

 

Advertisement

Epidemiologu Muja thotë se mjekët e familjes duhet të referojnë testin e shpejtë deri në ditën e pestë të simptomave, në të kundërt nevojitet tampon PCR.

 

 

Testet e shpejta, duke u mbështetur në kuadrin klinik 1deri në 5 ditë efikasitetini tyre është 100% i sigurte. Por nëse jemi jashtë këtij kuadri klinik sigurisht që ka dyshimet e veta nëse është pozitiv apo negativ, por kalojmë direkt në testin pcr kur i kemi këto dyshime. Në vlerësimin diagnostik, sigurisht pcr ka vlerat e veta, sepse brenda 5 ditëve nëse testohesh dhe del negativ, në ditën e 7 ti mund të bësh pcr e del pozitiv.

Advertisement

 

Që nga 8 dhjetori janë kryer mbi 55 mijë teste të shpejta, ndërkohë që sasia e plotë e tyre ishte 100 mijë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy