Ka arritur në 2 milionë numri i qytetarëve dhe bizneseve të regjistruar në platformën e-Albania.

 

Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj teksa pohon se vendi do të jetë kampion në fushën e digjitalizimit, si e vetmja mënyrë për të eliminuar radhët e tarifat burokratike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“2 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruar në platformën e-Albania! 2 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer, pa radhë, pa kosto. Shqipëria do të jetë kampione e digjitalizimit sepse vetëm përmes shërbimeve online i japim fund pritjeve në radha, lekëve nën duar e zyrtarëve burokratë”, shkruan Karçanaj ndwrsa e cilëson platformën e-Albania, pasuri kombëtare.

 

Në e-Albania aktualisht ofrohen 1207 shërbime, të cilat kanë lehtësuar jetët e qytetarëve dhe bizneseve duke u kursyer më shumë kohë dhe para.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";