Një tjetër Call Center në Tiranë është goditur nga SPAK dhe Njësia e Krimeve Kibernetike pasi u zbulua se përmes mashtrimit kishin arritur të zhvashin shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë gjermane, por edhe të shteteve të tjera të BE. Mashtrimi u krye përmes burses, duke u premtuar investime dhe më pas shumëfishime të vlerave monetare.
Dyshohet se numri i personave që kanë rënë pre e kësaj skeme eshte 2 000 shtetas, e ndërsa me përllogaritjet paraprake dyshohet se shuma e vjedhur arrin disa milione euro. Bëhet fjalë për Call Centerin “Blu energy call” me administrator Erjon Kasmi, i cili është arrestuar. Në pranga ka rënë gjithashtu përgjegjësi i IT Xhulian Xhafa si dhe 13 persona të tjerë.
TONIN VOCAJ
DREJTOR I POLICISE KRIMINALE
Gjatë operacionit u kontrolluan 8 ambjente në të cilat ushtrohej aktiviteti kriminal në fushën e krimeve kibernetike, në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.U ndaluan 15 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. U proceduan në gjendje të lirë 35 shtetas. U shpallën në kërkim 21 shtetas të tjerë. Shtetasit e mësipërm u proceduan për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar bga nenet 143/b/1, 333/a, 334 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Hetimet e nisura me urdhër të SPAK, kanë zbuluar se këta persona arrinin të mashtronin qytetarët e huaj me platformat elektronike ‘BrokerZ’ dhe ‘Globalix’, aktivitet që e kishin nisur që prej vitit 2018.
Ishin organet e huaja që dërguan letërporosi autoriteteve shqiptare te cilat i vendosen në dijeni për skemën e mashtrimit.
Një ditë më parë policia e Tiranës nisi hetimin penal ndaj 9 administratorëve të Call Center në Tiranë gjithashtu të akuzuar për mashtrim përmes bursës.