Policia e Durrësit prangosi një 17-vjeçar, që u kap duke lëvizur me armë në rrugë.
I riu u konstatua në lagjen nr. 6 rreth orës 04.00, teksa policia po kryente kontrolle për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëviznin me armë zjarri me vete.
Advertisement
17-vjeçari, pas thirrjes së policisë, nuk iu bind urdhrit për ndalim.
“Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
Advertisement