16 humbje jete dhe mbi 1200 raste të reja sot me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
16 humbje jete dhe mbi 1200 raste të reja sot me COVID

16 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë zbuluar identifikuar 1239 raste të reja me koronavirus, nga 4562 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.”

Ndërkohë, janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Advertisement

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19284

Fier        2829

Durrës  1800

Advertisement

Elbasan  1539

Shkodër  1536

Vlorë   1544

Lezhë    1138

Advertisement

Korçë    998

Berat     861

Gjirokastër 722

Kukës    476

Advertisement

Dibër     380

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy