Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar për15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se Shqipëria sot ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri.

Postimi:

15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Më herët kanë reaguar edhe politikanët shqiptarë, duke filluar nga presidenti Begaj e kryeministri Rama e deri te ministri i Jashtëm Igli Hasani. /vizionplus.tv