Dëmtimet e marra nga tërmeti i rënë dy vite më parë por dhe amortizimi kanë bërë që ky pallat tre katësh në Elbasan të rrezikojë shembjen.
Banorët thonë se dëmet më të mëdha janë në pjesën e çatisë ndërsa akuzojnë autoritetet se nuk kanë bërë punime cilësore gjatë riparimit të godinës.
Jam këtu lart në kat të tretë. Mirëpo korniza rrezikon të bjerë. Më ka rënë ballkoni. Për kornizën do bjeri do vriten njerëz. Kush ma siguron jetën mua. Nuk me lejon njeri mua të vë dorë në fasadë, e bënë para tre vitesh e bënë për faqe të zezë.
Është e vështirë kur bie shi. Ça bie jashtë bie brenda. Nuk e dimë se sa legena të vëmë e ku t’i vëmë. Në çdo dhomë ka rrjedhje.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ata shprehen se kanë kërkuar disa herë ndërhyrje në bashki pasi u rrezikohet jeta jo vetëm atyre por dhe kalimtarëve.
Ne jemi banorë të pallatit nr 10. Ka vite që është ndërtuar dhe është amortizuar. Në kat të tretë e kemi problem duhet të ndërhyhet.
Jetojmë në komunitet. Një dhomë e kam mbyllur. Kemi kërkuar në bashki, por nuk bëhet asnjë gjë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Problematika e dëmeve në strukturën e ndërtesës pohohet edhe nga specialistët e ndërtimit. Ata thonë se duhet marrë masa imediate pasi në rast tërmeti banorëve u rrezikohet jeta.
Janë ndërtuar me çati dhe rreziku është shumë i madh. Duhet t’u jepet një zgjidhje sa më racionale.
Sipas specialistëve të ndërtimit, ndërhyrjet duhet të bëhen në të gjitha ndërtesat e ndërtuara para viteve 90 pasi shumë godina janë amortizuar.
Ndërkohë autoritetet bashkiake thonë se u takon banorëve që t’i kryejnë punimet.
Në qytetin e Elbasanit janë mbi 15 pallate të cilat për shkak të viteve kur janë ndërtuar kanë pësuar dëmtime në strukturë.