14-vjeçarja në Elbasan denoncon 65-vjeçarin në polici: Më ka ngacmuar seksualisht kur kam qenë 6 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pas një kallëzimi për ngacmim seksual.

 

Ka qenë një e mitur 14-vjeç, e cila së bashku me nënën e saj saj, kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

 

Advertisement

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S.,  65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

 

Advertisement

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy