Në 130 vjetorin e Shkollës së Vashave në Korçë, Parashqevi Qirjazi së bashku me familjen Qiriazi vijnë pa censurë në botime të shumta.

Ashtu siç vjen pa censurë i gjithë kontriburi protestant në Shqipëri nga viti 1813 deri në vitin 1945. Për Teuta Toskan autore e librit, Parashqevi Qiriazi për herë të parë në një përvjetor si ky gjithçka është thënë e plotë krejt ndryshe nga ajo çfarë kemi parë e lexuar gjatë periudhës së sistemit monist.

Edhe për studiuesin Amerikan Xhon Kuanrun botimet për familjen Qiriazi dhe kontributin e tyre pasqyrojnë të gjithë realitetin e motrave Qiriazi dhe të familjes së tyre si përfaqësuese protestane në vendin tonë dhe jo vetëm.

Me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Vashave në mjediset e bibliotekës Thimi Mitko është çelur edhe një ekspozitë me libra të periudhës së vitit 1813-1945, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin familjes Qiriazi.  Botime që kanë për autorë Teuta Toska, Xhon Kuanrun, Xhevat Lloshi, Ferit Duka si dhe shumë autorë të huaj. Pjesa më e madhe e kelëtyre botimeve vijnë për herë të parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";