Kanë kaluar 13 vite nga shpërthimi i Gërdecit që la pas 26 viktima dhe qindra të plagosur, e po ashtu edhe dëmë të mëdha materiale. Pamja e vendit tashmë ka ndryshuar, por jo dhimbja e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, as edhe kërkesa për drejtësi, e cila tani është më e fortë.
Me lule në duar e mes loteve, familjarët kujtojnë sot më të dashurit që humbën jetën 15 marsin e 2008-ës. Veç dhimbjes, pengu më i madh për ta mbetet drejtësia e munguar.
Karvanin e gjatë në dyert e Gjykatës e rrëfejnë prindërit e 7-vjeçarit, Edison Durdaj, i cili po luante me biçikletë në momentin e shpërthimit.
“Nëse atëherë, para 13 vitesh prisnim drejtësi, sot nuk ka as drejtësi. I kam ndjekur të gjitha hapat. Gjykata e Apelit i rrëzoi vendimet e Shkallës së Parë. E çojmë në Gjykatën e Lartë, nuk e pranon rekursin e prokurorisë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ne sot jemi pothuajse si ditën e parë që shpërtheu Gërdeci. Jemi shumë të zhgënjyer nga drejtësia. Kam humbur djalin, i cili ishte duke luajtur me biçikletë, 6 vjeç. Shumë politikanë na kanë mashtruar e gënjyer.”
Një nga më të prekurat nga kjo tragjedi, ështe familja Deliu që sot ndan pak fjalë e që tregojnë vetëm për zgënjimin dhe harresën nga institucionet.
“S’ka drejtësi fare. Nuk janë interesuar fare, as moralisht.”
Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:00 në fabrikën e Demontimit te municioneve në Gërdec. Pas ngjarjes tragjike, prokuroria aerrestoi disa persdona përgjegjës për ngjarjen, por sot që të gjithë janë të lirë.