Një javë pasi shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale, Gjykata e Apelit e Athinës ka dënur me nga 13 vite burg drejtuesit e grupit neo-nazist.

Nikos Michaloliakos, udhëheqësi i Agimit të Artë, u dënua për krijimin dhe drejtimin e organizatës kriminale nën pretekstin e një partie politike, së bashku me anëtarët e tjerë të lartë, të cilët u dënuan me dënime më të ulëta nga pesë deri në shtatë vjet për anëtarësim në këtë organizatë.

Giorgos Roupakias, i cili vrau muzikantin Pavlos Fyssas në vitin 2013, u shpall fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me vrasjen e tij, dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe me 10 vjet shtesë për anëtarësimin në parti.

Gjyqi i gjatë kundër partisë neo-naziste përfundoi sot me shpalljen e dënimeve, pas me shumen se 450 seancash që nga viti 2015.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";