Teksa mori pjesë në ceremonite në nderim të dëshmorëve të atdheut në Fier, Taulant Balla kujtoi edhe deputetin socialist Fatmir Xhindi I cili u vra 13 vite më parë.

 

Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh besimplotë se organet e reja të drejtësisë do të zbardhin këtë vrasje makabër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtesisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre.  Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim.

 

13 vite më parë, Fatmir xhindi, u ekzekutua afër banesës së tij në fshatin Kurjan të Fierit, nga persona ende të paidentifikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";