698 qytetarë janë konfirmuar pozitiv me virusin “sars cov2” gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Rastet u zbuluan pas kryerjes së afro 3500 testimeve, ndërsa vatra më e nxehtë e përhapjes së infeksionit mbetet kryeqyteti.
Ndërkohë 12 qytetarë nuk kanë mundur dot që të fitojnë betejën me virusin. Viktimat janë të moshës 53 deri në 79 vjeç. Ministria e shëndetësisë nuk sqaron nëse ata vuanin apo jo nga sëmundje të tjera.
Si pasojë e koronavirusit, humbi jetën këtë të shtunë dhe doktroi i njohur i diabetit, Gerond Husi. Ai ishte i shtruar prej ditesh në një spital ne turqi ku po kurohej nga virusi por gjendja e tij u përkqesua ndjeshem.
Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut 50-vjeçar e bëri të ditur qëndra spitalore “nënë tereza” por dhe kolegë të tij.
Situatë më e normalizuar paraqitet në spitalet covid. Sipas ministrisë së Shëndetëisë në pavionet e posaçme po marrin trajtim 492 pacientë, 24 prej të cilëve në terapi intensive.
Krahasuar më javën e kaluar, kurba e infektimeve nga koronavirusi referuara shifrave të dhëna nga autoritetet ka ardhur duke u ulur.