12 mijë euro për të dalë nga burgu/ Gjyqtarja e arrestuar, pjesë e një skeme korruptive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12 mijë euro për të dalë nga burgu/ Gjyqtarja e arrestuar, pjesë e një skeme korruptive

Arrestohet gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës, Enkeleida Hoxha.

Sipas Vizion Plus, ajo u prangos nga SPAK, këtë të enjte pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim.

Ky është momenti kur gjyqtarja Hoxha shoqërohet nga agjentët drejt komisariatit të policisë.

 

Advertisement

Në pranga, krahas gjyqtares përfunduan edhe 9 persona të tjerë mes të cilëve dhe sekretarja e gjykatës, Manuela Mallakuçi, avokati Aldo Tabaku si dhe zyrtarë të tjerë.

Nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga prokuroria e posaçme, rezulton se gjyqtarja ka qenë pjesë e një skeme korruptive në lirimin dhe uljen e dënimit të të burgosurve në burgun e Fushë Krujës.

 

Sipas prokurorisë,ben te ditur Vizion Plus, të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku, i cili falë marrëdhënieve që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleida Hoxha ndërhynte që kjo e fundit të jepte vendime në favor të tyre kundrejt shumave të ndryshme monetare që shkonin nga 6 deri në 12 mijë euro.

Advertisement

 

Në këtë skemë korrupsioni ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi. Ajo kujdesej që çështjet e të dënuarve t’i kalonin për shqyrtim gjyqtares Enkeleida Hoxha.

 

Hetimet u drejtuan nga prokurori Altin Dumani, ndërsa mes të arrestuarve ka dhe mjekë, të cilët akuzohen se lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit.

Advertisement

 

Nga përgjimet e kryera, gjyqtarja Hoxha dyshohet se është paguar për të liruar nga burgu Saimir Petanin, i dënuar për vrasje dhe I ekstraduar nga Italia.

 

Enkeleida Hoxha është një emër i njohur pasi edhe më herë Inspektorati i Lartë i drejtësisë kërkoi shkarkimin e saj nga puna.

Advertisement

 

Kjo pasi Hoxha nxorri nga qelia ish-numrin 2 të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, Genc Tafilin si dhe Hekuran Billën i vrarë pak kohë më parë në kryeqytet.

 

Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës material kompjuterat dhe gjithë dokumentat në gjykatën e Krujës.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy