
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me një mesazh në rrjetet sociale.
Hasani shkruan se mikpritja, toleranca dhe vendosmëria janë vlerat që Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.
“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!
Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.
AdvertisementKëto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.
Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!”, shkruan ai.