Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj tha se reforma në drejtësi ka funksionuar siç duhet. Ai theksoi se duhet bërë çdo gjë që të rinjtë të mos zgjedhin emigrimin.
BAJRAM BEGAJ
AdvertisementPRESIDENT I VENDIT
Qytetarëve ju duhet dhënë siguri që reforma në drejtësi ka ngritur institucione të besueshme dhe të përgjegjshme, që garantojnë të drejtën e tyre për drejtësi dhe barazi para ligjit. Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi, demokraci funksionale, hapësirë për idetë e tyre dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.
Presidenti Begaj u ndal edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore, për të cilat kërkoi angazhim të lartë si vend aspirant për integrimin në Bashkimin Europian.
Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi për të demonstruar bashkëpunim e përgjegjshmëri politike e institucionale, për zgjedhje të lira e demokratike.
Si President i Republikës, në interes të kombit dhe të ardhmes tonë, ftoj të gjithë aktorët politikë e institucionalë, shoqëri civile e media, çdo shqiptar, që t’i përkushtohemi vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, vendin e projektuar për të qenë anëtare në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera, presidenti i vendit Bajram Begaj sugjeroi që diaspora të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre.