11 qytetarë, të cilët ishin infektuar me koronavirus, kanë humbur jetën në vend gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Tirana, Elbasani, Saranda, Kurbini, Kavaja, Saranda, Vlora e Bulqiza.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, nga 3345 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 539 qytetarë.
Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217