Në javën e tretë të këtij muaji priten të vijnë 10 mijë vaksina të kompanisë Pfizer-Biontech, ndërsa në shkurt, edhe mbi 30 mijë doza të tjera. Por nuk ka ende një datë për vaksinat e COVAX, për të cilat është arritur marrëveshja.
ERIDA NELAJ
MENAXHERE E PROGRAMIT KOMBETAR TE VAKSINIMIT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Presim 10 mijë doza në javën e tretë të janarit, që do të thotë për ne shtim i punës, shtim i forcave dhe shtim i personave që do të vaksinohen.
Presim sasitë e tjera në bazë të marrëveshjes që ka nënshkruar qeveria për 500 mijë doza. Ndërkohë kemi marrëveshje me Covax për 1 milionë e 200 mijë doza, që do të thotë që do vazhdojmë, do eci gjatë në kohë.”
Pas personelit mjekësor, në planin e vaksinimit vijnë të moshuarit, të cilët përfshihen në kategoritë më të rrezikuara nga virusi.
“Më tej do të përfshihen të moshuarit që janë në shtëpitë e të moshuarve, aty ku janë, aty do bëhet një strategji tjetër, vaksinim në shtëpinë e tyre. Me ardhjen e dozave të tjera, zgjerojmë personelin shëndetësor, dhe fillojmë fusim dhe grupet prioritare, të moshuarit mbi 75 vjeç dhe pastaj për çdo sasi që vjen, ne zbresim gjithmonë e më poshtë për moshat në vaksinim.”
Shkodra dhe Vlora janë dy qytetet e radhës në të cilat do të ngrihen pikat e vaksinimit për grupet prioritare.