10 mijë vaksina brenda muajit, dy qendra të tjera do të hapen në Shkodër e në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10 mijë vaksina brenda muajit, dy qendra të tjera do të hapen në Shkodër e në Vlorë

Në javën e tretë të këtij muaji priten të vijnë 10 mijë vaksina të kompanisë Pfizer-Biontech, ndërsa në shkurt, edhe mbi 30 mijë doza të tjera. Por nuk ka ende një datë për vaksinat e COVAX, për të cilat është arritur marrëveshja.

 

ERIDA NELAJ

MENAXHERE E PROGRAMIT KOMBETAR TE VAKSINIMIT

Advertisement

“Presim 10 mijë doza në javën e tretë të janarit, që do të thotë për ne shtim i punës, shtim i forcave dhe shtim i personave që do të vaksinohen. 

Presim sasitë e tjera në bazë të marrëveshjes që ka nënshkruar qeveria për 500 mijë doza. Ndërkohë kemi marrëveshje me Covax për 1 milionë e 200 mijë doza, që do të thotë që do vazhdojmë, do eci gjatë në kohë.”

 

Pas personelit mjekësor, në planin e vaksinimit vijnë të moshuarit, të cilët përfshihen në kategoritë më të rrezikuara nga virusi.

Advertisement

 

“Më tej do të përfshihen të moshuarit që janë në shtëpitë e të moshuarve, aty ku janë, aty do bëhet një strategji tjetër, vaksinim në shtëpinë e tyre. Me ardhjen e dozave të tjera, zgjerojmë personelin shëndetësor, dhe fillojmë fusim dhe grupet prioritare, të moshuarit mbi 75 vjeç dhe pastaj për çdo sasi që vjen, ne zbresim gjithmonë e më poshtë për moshat në vaksinim.”

 

Shkodra dhe Vlora janë dy qytetet e radhës në të cilat do të ngrihen pikat e vaksinimit për grupet prioritare.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy