Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se është detyrim i drejtësisë të hetojë Sali Berishën për korrupsion dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale!

Balla gjithashtu kërkon të dija nga Prokuroria çfarë opinioni ka për non-graten pasi sot 1 është mbushur plot 1 vit nga shpallja e Sali Berishës “non grata” nga ana e SHBA.

“Çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për non-graten?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar publikisht Sali Berishën, ish-Presindeti i Shqipërisë, ish-Kryeministër, ish-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për shkak përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm, kjo është gjëja më e rëndësishmë që unë mendoj që kemi detyrim ndaj shqiptarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë besoj që Shqipëria si një vend që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsideron si partnerin e tyre strategjik duhet t’i marin seriozisht dokumentat zyrtare të Shteteteve e Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e tij si zyrtar, si Kryeministër i Shqipërisë, sipas Shteteteve të Bashkuara të Amerikës Sali Berisha është përfshirë në veprime korruptive të tilla si: shpërdorimi i fondeve publike, ndërhyrje në procese publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë.

Për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij, pjesa tjetër ishte, kodi e thotë për korrupsion.

Tani pyetja që është: Prokuroria Shqipatare ka regjistruar ndonjë procedim penal kryesisht për këtë? Prokuroria Shqiptare mos i ka çuar gjë ndonjë letër porosi, Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Departamentit Amerikan të shtetit?, – t’i pyesi nëse keni dokumentacion, se ata e kanë bazuar këtë në seksionin 7031, në Departamentin e Shtetit, ku kanë gjithë dosjen përkatëse.

Natyrshëm vura këtë sepse një Non Grata tjetër, është hetuar në fakt nga Prokuroria dhe jemi këtu dhe për t’i thënë bravo kur kanë bërë punën, kemi rastin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, ku është bërë puna dhe standardi meqë më kërkuat, s’duhet të jetë i dyfishtë”, deklaron Balla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";