Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota, duke pritur 1 milionë vizitorë në muaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me disa prej grupeve të shumta të turistëve që vizitojnë këto ditë kryeqytetin shqiptar.

Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Tirana po shndërrohet, gjithnjë e më shume, në një qendër tërheqëse për turistët.

 “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka. Duke qenë se kemi një milionë turistë çdo muaj, sa dyfishi i popullsisë tonë, fakti që Tirana është ende e pastër, fakti që ende kemi respekt për njëri-tjetrin në grup, fakti që respektojmë trafikun, që i lëmë hotelet dhe Airbnb në gjendje siç i gjetëm, meriton gjithë falenderimin dhe respektin nga ana ime”, tha Veliaj.

Me një përzierje të bukur të traditës dhe modernitetit, Tirana vazhdon të tërheqë vizitorë të rinj dhe të krijojë një përvojë të paharrueshme për ta. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe pika informacioni në disa pika kyçe të qytetit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";