Dalin në dritë detaje të tjera në operacioni i SPAK në Dibër ku janë arrestuar dy persona për korrupsion.

Oficerët e SPAK zbarkuan të martën në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Halit Shehu dhe financieri i Këshillit të Qarkut Fitim Farruku janë dy personat e arrestuar.

Shehu i ka dhënë 1 milionë leke të vjetra shtetasit Fitim Farruku që ky i fundit të ndikonte tek Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Dibër në mënyrë që të punësohej si mësues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oficerët e SPAK kanë kontrolluar të martën dokumentacionin pranë Zyrës Vendore Arsimore nën dyshimin e përfshirjes në një skemë korrupsioni të personave të lartpërmendur dhe kanë bërë kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e të ndaluarve.

Halit Shehu u prangos teksa do kryente pagesën tek Fitim Farruku me qëllim punësimin si mësues.