Një grup qytetarësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë në Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke kërkuar paga më dinjitoze dhe respektim të të drejtave në punë.
“Punë më të mirë dhe pagë më të lartë”, ky ishte slogani me të cilin u përfaqësua ky grup.
Advertisement
Protesta gjithashtu është zhvilluar edhe kundër rritjes së çmimeve.
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Advertisement