Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka nisur ditën e sotme në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak janë pjesë e këtij takimi.
Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Borrell uroi që takim i i sotëm të jetë ndryshe, pasi i pari nuk ishte i frytshëm.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që vendet duhet të shohin nga e ardhmja pasi kjo është më e mira për të gjithë qytetarët.
Advertisement