Përgjatë ditës së sotme, do të ndodhin 2 tranzite mes Hënës, Saturnit dhe Venusit. Këto dy ndryshime zakonisht shoqërohen me konflikte dhe situata jo pozitive në punë dhe aspektin romantik dhe efekti i tyre mund të zgjasë për disa ditë. Do të zemëroheni pasi mund të dëgjoni një lajm të keq të cilin nuk e prisnit si dhe të zhgënjeheni nga persona të caktuar. Në vijim do t’ju tregojmë 3 shenjat më të prekura nga Saturni:

 

PESHORJA: Ju pëlqen të ndiqni një rutinë të caktuar dhe nervozoni nëse gjërat nuk ecin sipas planit. Sot do të kuptoni se nuk mund të arrini çdo pikësynim që i keni vendosur vetes. Plotësimi i dëshirave mund të duket shumë i largët pasi lidhja mes Hënës dhe Saturnit nuk është favorizuese. Do të vini re se rregullat e lojës mund të ndryshojnë në mënyrë të papritur duke kjo do të sjellë situata stresuese. Duhet të kuptoni se ndryshimet vijnë nga faktorë të jashtëm dhe për momentin nuk keni asgjë në dorë. Mos u demoralizoni, pasi rreth mbrëmjes dhe ditës së nesërme, do të ndiheni më të qetë. Kushtojini kohë vetes dhe mos u nxitoni të merrni vendime. Kërkoni ndihmën e familjarëve tuaj dhe mos e humbisni besimin në vete. Shpejt do të shihni se me pak pozitivitet, ngjarjet negative do të kalojnë më lehtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

UJORI: Mund të merrni lajmet jo pozitive të cilat do të ndikojnë në shëndetin tuaj emocional. Do të zhgënjeheni me sjelljet dhe veprimet e një personi të cilin do ta shihni si frikacak. Mund të ndiheni të zhgënjyer dhe përbuzur. Me shumë gjasa, kjo situatë ka të bëjë me marrëdhënie biznesi dhe jo me jetën tuaj private, ndaj këshilla jonë është të mos merrni asgjë personalisht. Vetëm kështu nuk do të mbusheni me zemërim dhe pakënaqësi. Mënyra sesi do prisni lajmin është edhe arsyeja kryesore pse dita juaj mund të jetë e mbushur me pakënaqësi. Duhet të kuptoni se situata nuk është aq dramatike, ndaj kujdesuni për ankthin. Ai mund t’ju bëjë të ndiheni se realiteti është shumë i shëmtuar dhe nuk keni një rrugëdalje. Kjo nuk është e vërteta, kështu që përballojeni këtë vështirësi me qetësi.

 

PESHQIT: Ndiheni se çdo gjë po shkon keq. Ndiheni të zhgënjyer dhe mund të hapni konflikt me këdo që ju kritikon. Mund t’ju duket sikur po arrini në cep të një shkëmbi dhe me një lëvizje të gabuar mund të bini në greminë. Situata të caktuara ju bëjnë të mendoni se përmirësimi është i pamundur dhe nuk do mund ta merrni veten. Në momentin që mendoni se keni prekur fundin, nis një fillim i ri. Duhet të mobilizoheni të dashur Peshq, pasi tani do të ngriheni sërish me pak besim në vete. Rezistoni dhe tregohuni të fortë pasi duke treguar një qasje më pozitive do të kuptoni se çdo gjë mund të zgjidhet. Kërkoni ndihmë për menaxhimin e përgjegjësive, pasi barra që po mbani është e madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";