Rrënojat e Angkor Vat, në Kamboxhia, janë vetëm një pjesë e vogël e kryeqytetit të Perandorisë Khmer, e cila gjatë Mesjetës sonë, mes viteve 1000 dhe 1200, zinte një pjesë të mirë të Kamboxhias sotme, Laosit, Tajlandës dhe Vietnamit jugor.

Misterin e qytetit, një mrekulli e kulturës dhe arkitekturës Khmer, e thellon fakti se ju nuk mund ta kuptoni se sa shumë njerëz banonin, sepse shumica e tyre ende qëndron e fshehur në xhungël.

Fundin e këtij qytetërimi e përcaktoi një kombinim faktorësh, nga sulmet e jashtëm, tek problemet e ujitjes që ndikuan në të lashtat e orizit, e deri tek sëmundje dhe luftërat mes familjeve mbretërore.

Armatat siameze të Ajutajas (Tailanda e sotme) i dhanë fund perandorisë Khmer në vitin 1431.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";