Lourdes Leon bëri një paraqitje ekstravagante në një sfilatë mode.

Vajza 27-vjeçare e Madonës mori pjesë në shfaqjen e Marc Jacobs në Nju Jork në një ansambël mjaft të guximshëm.

Në fotot që janë publikuar në internet, Lourdes Leon ka veshur një fustan të zi, i cili nuk ia mbulon shumë trupin. Konkretisht, ajo ishte plot me grisje dhe fshihte vetëm gjërat thelbësore.

Sigurisht që nuk është hera e parë që vajza e Madonës zgjedh një paraqitje kaq seksi për një dalje publike. 27-vjeçarja është mësuar të mbajë veshje të hapura, ndërsa shumë herë është fotografuar me poza të guximshme në rrjetet sociale.