Uji me kripë i detit, maskë natyrale për flokët. Ja pse ato që kanë flokë të yndyrshëm duhet t”i lagin sa më shpesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Uji me kripë i detit, maskë natyrale për flokët. Ja pse ato që kanë flokë të yndyrshëm duhet t”i lagin sa më shpesh

Na ka ndodhur shumë herë që gjatë plazhit të jemi të detyruar t’i mbajmë flokët me kripën e detit për arsye të ndryshme. Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke  eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin, shkruan Living.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë  me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë. Masazhojeni dhe më pas mbajeni për disa orë dhe shpëlajeni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy