Me rritjen e temperaturave në stinën e verës, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta. Megjithatë, sipas te dhënave, konsumi i ujit të ftohtë, sidomos pasi kemi ngrënë, ka shumë rreziqe të fshehura për shëndetin.

Tretja
Një nga problemet që mund të shkaktojë është vështirësia në tretje. Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirësojnë tretjen e tyre. Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë. Sa më shumë kohë të kërkojë, tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja
Kur metabolizmi has vështirësi, trupi e ka të vështirë të përshtatet me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës. Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen. Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i trurit
Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike. Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena. Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pip për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë. Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës. Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës
Disa studime shprehen se uji i ftohtë stimulon disa nerva, të cilat shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Më shumë etje

Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimet. Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.