Me siguri ju jeni njohur me lëvizjen e derdhjes së ujit të detit në qafë përpara se të hyjmë në det. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit.

Nga ana tjetër do të keni vënë re se njerëzit që jetojnë në shkretëtirë e mbrojnë qafën e tyre nga dielli duke e mbuluar me leckë. Ka një arsye për këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së rregullimit të temperaturës së trupit. Sistemi që funksionon si termostat është afër. Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Kjo është arsyeja pse nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para se të shkoni në shtrat.

I ftohti, përkundrazi, favorizon gjumin. Nëse keni vështirësi për të fjetur, vendosni në qafë një leckë të freskët që e keni vendosur në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjesi ftohjeje ka shumë të ngjarë t’ju ndihmojë të flini si një fëmijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";