Besojeni apo jo, nuk duhet të jeni në rrezet e diellit direkte dhe të plotë për të marrë një nxirje.
Për sa kohë që drita ultravjollcë reflektohet te ju, atëherë lëkura po e thith atë. Kjo mund t’ju ndodhë në një mal apo edhe nën një çadër në një plazh.
Rëra reflekton fuqishëm rrezet e diellit. Nëse jeni afër saj dhe dielli është jashtë, ju do të merrni ngjyrë, përveç nëse i gjithë trupi juaj është i mbuluar. Ose mund të jeni pranë një pasqyre ose një sipërfaqe me shkëlqim që po hedh shumë rreze dielli në lëkurën tuaj pa e kuptuar ju.
Edhe nëse jeni në hije, do të keni një nxirje. Prandaj, sigurohuni që të mbani gjithmonë krem kundër diellit si mbrojtje në lëkurën e ekspozuar, edhe nëse planifikoni një ditë në hije.
Ndërkohë që për disa një nga shqetësimet kryesore është edhe nxirja e trupit këtë sezon veror, për ‘të paafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, ju listojmë tre ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt.
Patatet e ëmbla, brokoli dhe kungulli nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj./living