Vera është stina ku mund të eksperimentojmë më shumë me ushqimet dhe pijet, por në fakt duhet ta pranojmë që na shijojnë vërtetë shumë. Për fat shumicën e tyre mund t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi sado të vështira mund të duken recetat.
Kjo është njëra nga recetat që mund ta provoni menjëherë.
Përbërësit
85 g myshk të thatë deti
4 gota ujë
1 filxhan qumësht
½ filxhan mjaltë ose sheqer për shije
½ lugë ekstrakt vanilje
¼ lugë arrë muskat i bluar
¼ lugë kanellë të bluar
½ filxhan akull
Hapi 1
Vendosni myshkun e tharë të detit në një sitë dhe lani mirë.
Hapi 2
Vendosni myshkun e detit në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 10 minuta.
Hapi 3
Lëreni përzierjen të ftohet derisa të formohet një trajtë xheli.
Hapi 4
Merrni 4 lugë gjelle nga xheli i myshkut të detit dhe vendoseni në një blender me qumësht, mjaltë, ekstrakt vanilje, erëza sipas dëshirës dhe akull dhe përziejeni derisa të jetë homogjene dhe ‘voila’ ju bëftë mirë.