Nëse e dini ose mendoni se nuk jeni më të mirët me hidratimin dhe vera do t’i përkeqësojë gjërat, thjesht provoni testin e thjeshtë prej tre sekondash që e sjellim më poshtë.

Ajo që ju duhet të bëni është të kapni lëkurën në pjesën e pasme të dorës, barkut ose gjoksit, pak poshtë kockës së klavikulës dhe ta mbani midis dy gishtave për tre sekonda. Nëse lëkura kthehet menjëherë në gjendjen e saj origjinale sapo ta lini, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse mbetet e rrudhosur dhe kthehet me një ritëm më të ngadaltë, kjo është një shenjë e dehidrimit.

Hidratimi ndihmon lëkurën të ruajë kolagjenin, një proteinë që mbështet strukturën dhe elasticitetin e lëkurës, muskujve dhe kockave. Kolagjeni i jep lëkurës elasticitetin e saj, i cili zvogëlohet me kalimin e moshës, pavarësisht se sa ujë pini. Shenja të tjera të dehidrimit janë urina me erë të fortë dhe urinimi më pak se katër herë në ditë, ndjenja e etjes, marramendja, lodhja, goja e thatë, dhimbje koke, muskuj të dobët dhe kapsllëk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";